
Policia e Vlorës publikoi pamjet e operacionit “Knock Out 6”, që solli sekuestrimin e një sasie të madhe armësh, municionesh dhe sende të tjera të përdorura nga grupe kriminale për të kryer krime.
Operacioni u krye në fshatin Babicë, në banesën dykatëshe të shtetasit, Luciano Deraj i njohur edhe si Albano. Municionet ishin fshehur në papafingo.