Në fillim të viteve 1990, kreu i kartelit më të rrezikshëm të drogave Pablo Escobar pranoi të kalonte pesë vjet në burgun e tij privat të luksit, me hapësira të caktuara për ‘jacuzzi’, fusha futbolli, pista uljeje helikopteri e madje dhe ushtrinë e tij private.
Gjatë viteve 1980-të, vrasësit privatë të Escobar i kishin hapur luftë qeverisë së Kolumbisë ndersa pas arrestimit avokatët e tij luftonin urdhrin e ekstadimit drejt SHBA.
Por kur ‘El Patron’ vendosi më në fund në 1991 të dorëzohej sipas kushteve të tij, burgu personal ishte po aq ekstravagant sa mund të pritet nga dikush që me transaksione të përgjakshme fitonte të paktën 1 milionë dollarë në ditë.
Sipas marrëveshjes së “dorëzimit”, Escobar duhet të kalonte pesë vjet në burgun e ndërtuar prej tij, që quajtur ‘Katedralja’.
Në të Escobar zgjidhte vetë rojet që mbronin impjantin apo dhe ata që mund të burgoseshin bashkë me të, madje zyrtarët e qeverisë së Kolumbisë duhet të qëndornin të paktën 5 km larg kompleksit.
Kreu i drogave kishte zgjedhur një kodër në Medellin dhe në qershor 1991 ai u vendos aty bashkë me ushtrinë e tij private.
Vendndodhja ofronte një pamje strategjike të zonës për t’u mbrojtur nga ushtritë rivale.
Madje vrasësi serial zgjodhi pozicionin që shtëpia e tij të shihte nga ajo e të bijës në Medellin me anë të një teleskopi.
Kështu që koha e Pablos në burg nuk ishte për t’u ankuar teksa shefi i drogave shtonte punime luksi ambjenteve duke shtuar bare ekstravagante, fusha sporti e ujëvara artificiale.
Shpeshherë banda e tij fuste fshehtësisht prostituta dhe ushqime të shtrenjta në rezort teksa festa ekstravagante organizoheshin në nder të të ftuarve.
Qeveri e Kolumbisë bënte një sy qorr për aventurat e burgosjes fiktive të Escobar por durimi i tyre u vu në provë kur katër bashkëpunëtorë të tij u vranë brenda kompleksit.
Në korrik 1992, ushtria kolumbiane rrethoi kompleksin dhe urdhëroi dorëzimin e Escobar çka solli më tej transportimin e tij në një burg normal.
Kështu që Pablo doli qetësisht nga dera i pa sfiduar nga autoritetet, të cilët ishin të gjithë të tmerruar nga reputacioni i tij.
Por pas një viti, jeta famëkeqe e Pablos mori fund pas një plumbi në kokë nga një snajper në Medellin në dhjetor 1993.
Burgu i tij personal iu dha në menaxhim murgjve të cilët e transformuar në një vend lutjeje, ku ata përpiqen të largojnë gjurmët e vjetra të aktivitetit perandorit të drogave .