
Bullgaria i hap rrugën integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bullgaria ka vendosur të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, vetëm një ditë para Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor.
Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një postim në Twitter shkruan: Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara.