Një ngjarje e disa ditëve më parë në Elbasan, ku dy motrave Alda dhe Xhovana Nikolli që jetonin në një apartament me qira iu vu tritol në banesë, ka nxjerr në pah detaje të reja që në fokus kanë lidhjet e tyre me të penduarit e drejtësisë.

Ka qenë një nga motrat, pikërisht Alda Nikolli, ajo që përmes një interviste në media ka folur hapur, pa dorashka dhe ka treguar lidhjet me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani.

Deri këtu nuk ka asnjë problem. Por detajet të çojnë diku tjetër. Vajza ka faktuar me prova lidhjet e saj me Dumanin, ka dhënë foto, video të cilat ajo i ka bërë teksa Dumani ndodhet në paraburgimin 313-të.

Nga kjo dëshmi duket qartë se në burgje, rregullat nuk respektohen për të gjithë njësoj.

Dumani në qeli i pajisur me teknologjinë e fundit, bën lidhje përmes skype më të dashurat dhe kjo e gjitha në shkelje të rregullores.

Nga dëshmia e vajzës duket qartë se bisedat nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli, dhe ai madje arrin deri sa të porosisë  dhe vrasje nga burgu.

Vajza gjithashtu ka treguar se Dumani vendos edhe gjoba.

Kujtojmë se Dumani është një nga të penduarit e drejtësisë dhe se bashku me Erjon Alibeajn, edhe ky nga Elbasani qëndrojnë në paraburgimin 313-të në një sektor të posaëm, të shkëputur nga pjesa tjetër e të paraburgosurve.

Ndërkohë që deklaratat e Alda Nikollit, duket qartë se Dumani vijon i pashqetësuar veprimtarinë e tij kriminale nga burgu, pavarësisht se gëzon statusin e të mbrojturit.

Kontrollet nga burgjet dhe SPAK duket se mungojnë për serial killerin Nuredin Dumani, i cili vijon të bëj jetë luksi në qelinë e burgut 313-të.

Alda Nikolli ka treguar se është e bindur që pas atentatit me tritol ne derën e banesës së tyre qëndron Nuredin Dumani.

Pjesë nga dëshmia e Alda Nikollit dhënë për Top Channel

“Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt, që ndodhet në burgun 313.  Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën.  Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë.  Mirjetën. E cila më kërcënoi, më tha më fakto që flet me Nuredinin. Kur ja faktova me një voice, 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, tregon ajo.

Ajo tregon se Nuredin Dumani pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (xhanej) Nikollit nga të dhënat që merrte nga kunata e tij pasi kjo e fundit iu drejtua SPAK duke treguar komunikimet me të, ai veproi hapur në burg.

“Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda 1 jave e gjysmë”, shprehet ajo për Top Channel.

Sipas Alda Nikollit, Nuredin Dumanin nuk e pengojnë muret e qelisë për të vijuar aktivitetin kriminal.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.

Për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK, por shprehet se është lënë e braktisur.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit.  Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tha ajo.

 

Akuzat ndaj Nuredin Dumanit

Dosja e Nuredin Dumani dhe 19 tw akuzuarwve tw tjerw nw kuadwr tw operacionit “Plumbi I Aryw” wshtw nw gjykim.

Nuredin Dumani një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe “ushtari” i tij Henrik Hoxhaj dy të penduar të drejtësisë akuzohen për disa vepra penale. Dumani akuzohet për katër vrasje, vrasje të mbetura në tentativë dhe grup i strukturuar kriminal.

Bashkë me Talo Çelën Dumani akuzohet për vrasjen e Fatmira Habili (Dedaj), në 2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Një nga emrat më të lakuar të botës së krimit akuzohet edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan; vrasjen e Bujar Çelës më 17 shtator 2020, në Elbasan; për atentatin ndaj Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë); Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Indrit Dokles; “Shkatërrim i pronës me eksploziv” të shtëpisë së Talo Çelës në 05 nëntor 2020;

Jo të pakta kanë qenë rastet e dhunës dhe vjedhjeve të kryera nga Dumani. Disa prej tyre janë: Dhuna në familje” në dëm të Blerta Bengasi (Ruçi); “Vjedhje me dhunë”, në dëm të Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Bera); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit; “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm tëMustafa Subashit; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm tëElton Kila (i thirrur Oti); “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit); “Vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës; Vjedhje me dhunë”, në dëm të Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit; “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit).

Ndaj Henrik Hoxhajt,”ushtarit” të Nuredin Dumanit të dy të arrestuar në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy, rëndojnë 8 akuza. Henrik Hoxhaj akuzohet për “Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, kundrejt Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një herë,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit);  vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan; “Vrasje me paramendim” në dëm të Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë);  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Indrit Dokles; Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Elton Kila (i thirrur Oti); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm Talo Çelës. Ai ka qenë i përfshirë edhe në atentatin e Sokol Sanxhaktarit.

 

Krimet për të cilat ka hetuar prokuroria

  1. Sigurimi i mjeteve dhe i kushteve për të vrarë Kastriot (Elton) Kilen më datë 29.03.2022, në Elbasan;
  2. Vrasja me paramendim e Filip Gjeloshaj më datë 05.02.2011 rreth orës 22’’, në rrugën ’’Siri Kodra” Tiranë, e mbetur në tentativë;
  3. Vjedhje me dhunë e pasurisë së Lirak Bajraktari më datë 22.02.2011 rreth orës 08’’ në qytet Elbasan;
  4. Vjedhja me dhunë e pasurisë së Skënder Rroshi më datë 28.04.2011 në lagjen nr.4, Kavajë;
  5. Vrasja me paramendim e Elvis Dedaj më datë 05.06.2012 rreth orës 17:58’’ në lagje nr.13, Durrës, tek hyrja e Restorant “Xhenova”;
  6. Vjedhja me armë e pasurisë së Xhemali Liçi më datë 19.12.2012 në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit;
  7. Vjedhja me dhunë e banesës së Hamit Haxhiut më datë 11 Shkurt 2013 rreth orës 04:45’’ në lagjen Popullore (Shijak);
  8. Vjedhja me dhunë e pasurisë së Astrit Ademit më datë 31.05.2013 rreth orës 15:10’’ në fshatin Marikaj (Vorë);