
Avokati nga Kosova Besnik Berisha ka reaguar në lidhje me krimin makabër të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një grua shtatzënë humbi jetën nga ish-bashkëshorti para derës së maternitetit.
Berisha ka shkruar në Facebook se kjo ngjarje do të shënojë dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm. Sipas tij, ky dënim nuk do të ndodhë vetëm nëse autori i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.
“Kjo që ndodhi sonte në oborrin e SHSKUK , ku në rrethana akoma të panjohura ish bashkëshorti privoi nga jeta gruan shtatzënë dhe u zhduk akoma pa gjurme, do shënoi dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm (të konfirmuar në secilën instancë). Ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënu nga gjykata. Kështu mendoj unë”, ka shkruar ai.