Feliks Haxhiaj jeton në SHBA që prej moshës 16 vjeçare pasi fitoi lotarinë amerikane. Kreu studimet atje, ka krijuar agjencinë e tij dhe sot punon si dedektiv privat në Dallas. Ai dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se si arriti të bëhej një detektiv.
Feliksi tregoi se kryesisht janë femrat që kërkojnë të zbulojnë tradhtinë bashkëshortore. I pyetur për rastin më të pazakontë që është dashur të investigojë, dedektivi tregoi momentin kur zbuloi se burri tradhtonte gruan me të cilën ishte në prag divorci me kunatën e tij.
“Një rast që më ka ngelur në mendje ka qenë në vitin 2020. Më mori një kompani dhe më tha se dua ndihmë për një rast. Ndoqëm një person që do të shkonte në Jacksonville, kishte një pozicion të mirë në punë dhe do të bënte divorc.
Takova detektiven tjetër, e ndoqëm për një orë. Kaluam Florida-n, hymë në Georgia dhe për tre orë të tjera vetëm po ecte. Nuk e dinim se ku do të përfundonim. Pasi kemi ngrënë darkë, thashë që duhet të kontrollojmë dhe njëherë sepse dukej e çuditshme pasi personi kishte ngarë shumë. E kapëm duke u puthur me një vajzë tjetër.
Ishte errësirë, targetin nuk e shihja dot. I bëmë një background dhe doli që ishte kunata. Gruaja e vëllait që kishte vdekur para disa vitesh. Kur e mori vesh gruaja u habit pasi tha se kur i vdiq vëllai u afrua shumë me të por mendonte se e bënte për ta ndihmuar. Ka qenë një ndër rastet më të çmendura.“, tregoi ai.