Të martën u paralajmërua një surprizë për ditëlindjen e Kiarës. Pak orë para surprizës u tha se surpriza do ishte Butrint Imeri, i cili shkaktoi lajme vetë me foton nga një hotel në Tiranë dhe deklaratën e tij. Por nuk ndodhi kështu. Surprizën Kiara e mori nga Luizi.
Burime thonë se Butrinti ka qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në BB VIP për të performuar, por dikush në moment të fundit i ka ndërruar mendjen.
Mund të themi se kanë qenë edhe komentuesit të cilët i kërkonin mos ta bënte. Madje kishte edhe nga ata që e kërcënonin se do i bojkotonin koncertet.