Çeta e tenderave Rasim Hamzaraj , Hoxhajt dhe Merita Sheqi bëhen bashkë dhe shqyejnë 155 milionë lekë, shkelje skandaloze e konkurrencës dhe presion ndaj QSUT-së?

Nga redaksia Investigative-Gazeta Jonë

Tenderët në Shëndetësi janë burimi më i madh i të ardhurave për shumë kompani shqiptare, por edhe i korrupsionit dhe pisllëqeve me paratë e qytetarëve për shkak të shumave kolosale që prokurohen dhe xhambazëve të shumtë që gjenden skutave të zyrave në pritje të gjahut të radhës.

Gazeta Jonë ka zbuluar të dhëna tronditëse nga njëri prej qindra tenderëve në Shëndetësi, dhe pasi t’ju rendisim faktet, pastaj jeni ju që mund të arrini në një përfundim të qartë nëse kemi apo jo abuzim me këtë praktikë, e cila ka si pjesë të saj edhe Merita Sheqin e Rejsi Farma, e njohur për skema edhe më parë.

Çeta e tenderave Rasim Hamzaraj , Hoxhajt dhe Merita Sheqi bëhen bashkë dhe shqyejnë 155 milionë lekë, shkelje skandaloze e konkurrencës dhe presion ndaj QSUT-së?
Çeta e tenderave Rasim Hamzaraj , Hoxhajt dhe Merita Sheqi bëhen bashkë dhe shqyejnë 155 milionë lekë, shkelje skandaloze e konkurrencës dhe presion ndaj QSUT-së?

Mes miliardave që ka prokuruar gjatë 2023, QSUT ka shpallur edhe një tender me vlerë rreth 152 milionë lekë të vjetra për blerjen e barit “Transtuzumab 150 mg flakon” me fond limit 154 973 866,00 lekë me numër reference REF-78287-08-24-2023.

Si njohës të mirë të skemave në tenderët e Shëndetësisë dhe sidomos të atyre për blerje ilaçesh, tre kompani MEGAPHARMA shpk  EDNA – FARMA shpk dhe REJSI FARMA shpk janë bërë bashkë dhe kanë bërë ofertën më të çmendur të mundshme, plotë 154 972 800,00 lekë ose sa 99.8 për qind e fondit limit të tenderit.

Kompanitë me sa duket kanë menduar se mund të fitojnë më shumë para duke u bashkuar dhe të jepnin një ofertë të vetme se sa të konkurronin për të ulur çmimin.

Kështu, taksat e qytetarëve kanë marrë një goditje të fortë me kompanitë që në vend që të konkurrojnë, i venë QSUT-në përballë presionit që ose të pranojë ofertën e tyre ose të mos ketë fare nga ky bar në spitalin më të madh të vendit.

Një pjesë e mirë e këtyre tenderëve janë marrë pa garë dhe janë konsideruar me flamur të kuq nga OpenData Albania.

Por, kush janë këta mjeshtra ?

Megapharma shpk është në pronësi gjysmë për gjysmë e Robert Çinas dhe Monika Hamzarajt. Kompania në ka pronësi rrjetin e farmacive “Orange” dhe rezulton të ketë marrë deri më tani 1091 tendera nga shteti shqiptar, 600 prej të cilëve nga Ministria e Shëndetësisë. Kompania ka marrë më shumë se 25 miliard lekë nga shteti shqiptar, duke u renditur ndër të parat. Çina dhe Hamzaraj njihet ndryshe edhe si lubitë e fondeve publike për tenderët e Shëndetësisë.

Edna Pharma shpk është në pronësi të Ilmi dhe Trëndafile Hoxha, të cilët deri më tani kanë marrë 2.6 miliard lekë kontrata publike nga qeveria shqiptare përmes 377 kontratave publike, gjysma e të cilave vetëm nga Ministria e Shëndetësisë.

E fundit, por jo më pak e rendësishmja, mjeshtra e tenderëve është pikërisht Merita Sheqi, pronarja e Rejsi Farma, e cila ka marrë 14 miliardë lekë tenderë nga shteti shqiptar dhe herë pas here sponsorizon reklama nëpër mediat shqiptare duke e protretizuar veten si biznesmene e suksesshme.

Ky është një ndër tenderët më skandaloz të bërë ndonjëherë në Shqipëri ku tre kompani në vend që të konkurrojnë bëhen bashkë dhe marrin të gjithë llokmën e taksave publike duke i bërë presion edhe vetë QSUT-së, e cila ndodhet përballë dilemës: Ose të anulojë tenderin ose t’u paguajë paratë sa duan tipat e mësipërm!

Alo! SPAK-u na lexon?

/Gazeta Jonë