Më 22 Maj Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar procesin zgjedhor për kryetar të Partisë Demokratike. Kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Mbrëmjen e sotme e ftuar në “Open” në News 24 me gazetaren Eni Vasili ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rast se Berisha zgjidhet në krye të PD.
Kim deklaroi se SHBA nuk do të ketë të bëjë me dijë të shpallur non grata për korrupsion dhe min të demokracisë duke theksuar se do ishte fatkeqësi të mos kishin marrëdhënie normale me PD-në.
Ajo iu përgjigj edhe kritikave të opozitës për ndërhyrje në punët e brendshme të partisë dhe qëndrimet jo të forta ndaj aferave të qeverisë.
Eni Vasili: E kuptoj. Gjithsesi, nga opozita ose nga një pjesë e opozitës, dy janë kritikat që ju drejtohen: që ju kërkoni të caktoni drejtuesit e saj me ndërhyrjet tuaja, duke ndërhyrë në punët e brendshme të opozitës, dhe nuk keni mbajtur qëndrime të forta ndaj aferave të qeverisë. A keni një koment për këtë?
Ambasadorja Kim: Ambasadorja Kim: Mendoj se gabohen, me gjithë respektin, janë gabim. Ne nuk u themi njerëzve se për cilin të votojnë, qoftë në zgjedhje apo brenda në parti. Ajo që ne bëjmë është të japim faktet dhe bëjmë të qartë se cili është pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Por në fund, si drejtohet dhe cili e drejton këtë vend është një vendim i popullit shqiptar.
Eni Vasili: Po, por sipas të gjitha gjasave, më 22 maj, Z. Berisha pritet të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike. Si e prisni këtë rikthim të Berishës?
Ambasadorja Kim: Ambasadorja Kim: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë. Prandaj nuk do ta përsëris sërish.
Eni Vasili: Por, a mund të na thoni se cilat do të ishin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga Z. Berisha tashmë që siç thatë është dezinjuar non-grata, pasi duket se tani kandidimi dhe fitorja e tij janë thuajse një fakt?
Ambasadorja Kim: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbi këtë çështje është shumë, shumë i qartë por përfundimi është se nuk do të kemi të bëjmë me dikë i cili është shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë dhe do të ishte fatkeqësi nëse nuk do të kishim marrëdhënie normale me një parti me të cilën kemi pasur një marrëdhënie të veçantë për një kohë kaq të gjatë.