
Kaluan 13 ditë që nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, me 12 shkurt, ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, gati sa nuk derdhi lotët e saj të krokodilit, u viktimizua, përdori edhe fëmijët e saj, se çfarë do t’u thoshte kjo deputete, kjo kryetare komisioni kalamajve dhe publikut, pasi SPAK nuk e kish thirrur, etj.
Në fakt, ajo që Klotilda Bushka duhet të thoshte, duhet të ishte dorëheqja.
Tashmë është thirrur në SPAK, ndoshta është njohur dhe me provat, e ka parë veten me zë dhe me figurë se si ndërhyn për të prishur provat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Dhe nga ana tjetër thotë: “Kam këshilluar për çështje ligjore”, kur në fakt, asaj nuk i lejohet, sepse është deputete.Nuk i lejohet të bëjë as konsulenca ligjore, as gjë prej gjëje. Ik nga parlamenti, jep dorëheqjen! Të marrë licencën e avokates dhe të vazhdojë punën.
Por, Klotilda Bushka gënjeu. Tani shkoi edhe në SPAK. Dhe nesër, çfarë do t’i thotë Edi Ramës?!
A do t’ia tregojë Edi Ramës, Klotilda Bushka, provat që ka SPAK-u, faktet që ka gjetur, ndërhyrjen që ajo ka bërë për të prishur provat?
Duhet t’ia tregojë të vërtetën! Dhe të japë dorëheqjen nga kryetare e Komisionit të Ligjeve, në rast se i ka ngelur pak dinjitet, megjithëse rrallë e gjen te politikanët tanë./cna.al