Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkoi sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit e shoqëruar nga avokati i saj.
Por, ndryshe nga herët e tjera Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e gjykatës me një bastun në dorë.
E pyetur nga gazetarët se çfarë i ka ndodhur, Kryemadhi tha “Kështu është jeta”, ndërsa e pyetur nëse është rrëzuar tha “jo”.
Mësohet se në orë 10.00 zhvillohet seanca për sekuestron e dy vilave me gjyqtare Igerta Hysin. /gazetajone