
Këngëtarja Beatrix Ramosaj e njohur për historinë e bujshme të dashurisë dhe më pas ndarjes nga aktori i humorit Donald Veshaj, ndan shpesh me fansat shqetësime që lidhen me përditshmërinë e saj dhe gjendjet emocionale. Së fundmi bukuroshja, tregon se ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore.
“Jam zgjuar e sëmurë dhe më dhemb fyti. Gjithashtu ndihem shumë e lodhur dhe trupi im është i rëndë. Është hera e parë që sëmurem që prej një viti”- ka shkruar Beatrix në një status në “Twitter.”
Beatrix Ramosaj pritet të tregojë më tepër për jetën e saj, në emisionin e ri që vëllai i saj këngëtari dhe së fundmi kantautori Alban Ramosaj do të nisë.