Një incident është regjistruar pasditën e kësaj të enjteje pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet forca të shumta policie kanë rrethuar një makinë tip “Golf” me ngjyrë të kuqe. Nuk dihen ende arsyet apo se çfarë ka ndodhur. Vetë blutë e kryeqytetit nuk kanë reaguar për ngjarjen.