Kryerja e marrëdhënie seksuale shumë shpejt është pishmani më i madh i të rinjve që humbasin virgjërinë e tyre.
Më shumë se 1/3 e vajzave dhe 1/4 e meshkujve në adoleshencë dhe në atyre rreth moshës 20 vjeçare pranuan se nuk kishte qenë “koha e duhur” kur kryen marrëdhënie.
Ligjërisht njerëzit duhet të jenë mbi 16 vjeç ose më të mëdhenj për të bërë seks.
Por sipas studimit të fundit të National Survey of Sexual Attitudes and Lifestyles, shumë njerëz thanë se nuk ishin gati për të marrë këtë hap në atë moshë. Sondazhi i Natsal, i kryer çdo dhjetë vite, jep një pasqyrë të detajuar të sjelljes seksuale në Britani të Madhe.
Ata morën në studim 3000 të rinj që përfunduan studimet mes viteve 2010 dhe 2012.
Çfarë zbuluan?
Sipas përgjigjeve në sondazh, 40% e vajzave të reja dhe 26% e meshkujve të rinj nuk mendonin se përvoja e tyre seksuale e parë kishte ndodhur “në kohën e duhur”.
Kur u pyetën, shumica prej tyre thanë se do të donin të kishin pritur më shumë për të humbur virgjërinë e tyre. Disa thanë se duhet ta kishin bërë më shpejt.
Në moshën 18-vjeçare shumica kishin kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Gjysma e kishin bërë në kohën kur ishin 17 vjeç.
Pothuajse 1/3 bënë seks para se të mbushnin 16 vjeç.
Sondazhi ka hulumtuar edhe mbi aftësitë seksuale apo gatishmërinë: faktin nëse një person mund të marrë një vendim të arsyeshëm dhe të mirinformuar për të kryer seks për herë të parë. Për shembull, ata duhet të kenë qenë të matur dhe të kenë pasur pëlqimin e palës tjetër, e jo të ishin vënë nën presionin e bashkëmoshatarëve të tyre.
Gati gjysma e femrave dhe 4 në 10 meshkuj që janë përgjigjur, kanë dështuar në këtë aspekt.
Gati 1 në 5 femra dhe 1 në 10 meshkuj kanë thënë se partneri/partnerja nuk ka pasur po aq dëshirë sa ta për të kryer seks në atë periudhë, gjë që sugjeron se ata janë ndierë të detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Themeluesja e sondazhit “Natsal”, profesoresha Kaye Wellings thotë se mosha e pëlqimit nuk është tregues se dikush ndihet i gatshëm për t’u bërë seksualisht aktiv.
“Çdo i ri është i ndryshëm, disa 15-vjeçarë mund të jenë të gatshëm, ndërsa disa 18-vjeçarë nuk janë,”-shtoi ajo.
Bashkë-studiuesja, Melissa Palmer tha: “Gjetjet tona duket se mbështesin idenë se vajzat kanë më shumë gjasa sesa të meshkujt që të jenë nën presion nga partnerët e tyre për të bërë seks.”
Kur është koha e duhur?
Nëse mendoni të kryeni marrëdhënie seksuale, pyesni veten:
1. A ndihem mirë?
2. A e dua partnerin/en
3. A më do ai/ajo mua po aq sa e dua
4. A kemi biseduar për përdorimin e prezervativëve për të parandaluar STI dhe HIV
5. A kemi marrë kontraceptivë për tu mbrojtur nga shtatzania
6. A ndihem e aftë për të thënë ‘jo’ në çdo moment nëse ndryshoj mendje, dhe a do të jemi të dy dakord me këtë