Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”. Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë Fabian Gaxha, kishte mbetur vetë i plagosur dhe me tre plumba ishte qëlluar kushëriri i tij, Eljo Hato. Aq më tepër kjo ngjarje ekspozoi totalisht Ervis Martinajn në publik, duke ulur reputacionin e tij, pasi nga ky konflikt pësoi një humbje me bilanc të rëndë, ku veç vrasjes së Gaxhës dhe plagosjes së Hatos, rrezikoi seriozisht të mbetej dhe vetë i vrarë.
Por megjithëse pas ngjarjes, palët duket se u sqaruan me qëllim mbylljen e konfliktit hetimor dhe gjyqësor që kishte nisur prokuroria dhe policia kundër tyre, sërish të dyja palët i rruheshin një kundërsulmi të armatosur për të goditur njëri-tjetrin.
Planet shkonin në hedhjen e milionave euro, ku në datën 31 tetor 2020, Behar Bajri bisedon me Ervis Martinaj duke i thënë këtij të fundit se një plan për eliminimin e tij fizik, është duke u vënë në zbatim nga Ervin Mata. Sipas mesazheve të shkruara në aplikacionin “Sky”, siguruar nga Oranews, Behari paralajmëron Martinajn, se për kokën e tij dhe Eldi Dizdarit një trafikanti tjetër kokaine i përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut në Tiranë, Mata kishte ofruar plot 5 milionë euro.
Mes rreshtave të shumtë të mesazheve Behari i thotë se: “…po më thonë miljon euro paguan për ty dhe për Dizdarin, Ervin Mata. Më tha ky që ishte këtu sot. Për ty dhe për Dizdarin, 5 milion euro…”.
Kurse Ervis Martinaj ia kthen: “…ai s’ka morra…”
E më tej Behar Bajri vijon t’i shkruajë duke i thënë se: “…po varet këta ku**a, mos janë lidhur bashkë të gjithë. I tash më ikën disa shok nga Shijaku, dhe më thanë. Se rrika, Ervini me Julin në Shijak, tani sa më ikën Shijaksit dhe ma thanë rastësisht…”.
Por Martinaj e pyet Beharin nëse Ervin Mata qëndron tek shtëpia e Julit.
Kurse Behari i thotë se: “…nuk e di, po këta më thanë se e mbaka Juli dhe punokan fort. Me Julin kam fol nji natë në telefon prej avokatit dhe më tha do vij të takoj…”.
Martinaj i thotë: “…Juli? S’besoj aty! Julin maje peng, jep 5 milion dhe mbaje në emër tim. Ose ta mbaj unë, menoje kët vetë…veç peng më intereson, me u mar lekët. Me e vra, ça fitoj…sa mallista ka rrugve…”.
Por Behari ia kthen duke i thënë: “…o Julin ta gjej unë o shok. O vëlla, për ty e baj, çat të duash…por a don me e vra atë ku**vë…”.
Martinaj: “…jo jo s’kena interes, ti rrujm lekët po… menoje punën e Julit. A e din që ne rimë bashkë?”.
Kurse Behari ia kthen duke i shkruar se: “…po do e mendojm, nuk e di, se nuk e kam takuar. Po të shkruaj më vonë se jam tu taku Tomën, i’tu te qyteti jem dhe diskutojm. Po flasim kur të takona bashkë…”.
Martinaj: “…Unë them, për Tomën afroje…se loja do nxehet fort…”.
I të njëjtit mendim është dhe Behar Bajri, i cili i thotë Martinaj se: “…Toma na duhet, se loja asht tu nxeh dhe ishallah na ecin planet…Po loja jeme asht me u vra nja 3 a 4 vetë këtu ku jetoj unë dhe Dori dhe Bardhoku e nej tjetër, deri para votimeve duhet me u vra…”.
Martinaj: “…Dori është vështirë, Bardhoku është kollaj…”.
Kurse Behari ia kthen: “…jo se janë tu hi tjerët në lojë, tuj pre në besë Niklaqurët. Kyt ja kërkon Toma. Po se Toma më tha ata janë grupi ma i rrezikshëm që janë të organizum. Ka tha, 20 vetë si hyjnë në flak për të dhe veç te ato tha kam besim. Se i kam të mirë dhe i kam fuqizuar unë tha…”.
Martinaj: “…Kush ka 20?, jo s’ka 20 jo…ka njerëz që u jep punë kaq. Ikin për lek as për shok as për halle të veta, janë braca…”
Bajri: “…Duri, 20 si gjujn…se kështu më tha…ça më tha po të them…Po pra, por dame bajn…”.
Martinaj: “…Kanë 3 vjet s’kanë ba dame…”.
Më tej në fund të muajit Tetor 2020, Behar Bajri, e informon Ervis Martinaj se ishte njoftuar nga një punonjës i Gardës së Republikës se Marviol Bilo, kishte marrë prej andej një super jelek antiplumb me pllaka çeliku, duke dyshuar se krahu kundërshtar i Ervis Martinajt po përgatitej për të bërë goditje.
Në këtë kohë të tre palët si Ervis Martinaj, Marviol Bilo dhe Ervin Mata, ishin përfshirë në procese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ish-Bllok në 4 Tetor 2018 në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Megjithëse gjërat dukeshin se ishin sqaruar dhe palët kishin rënë në qetësi, të dy kampet kundërshtare përgatiteshin dhe merrnin masa për sigurinë e tyre fizike dhe ruajtjen e familjes. Për shkak të kësaj situate, sipas Behar Bajrit familjen e Marviol Bilos e kishin marrë në ruajtje efektivë të Gardës së Republikës.
Biseda:
“…Aj ku**a, Bilo ai i Gardës paska lyp një kundraplumb, ja ka lyp kolegëve të vetë më tha sonte nji si punon në Gard dhe i paskan rujtur familjen e tij…”– i shkruan Visit, Behar Bajri.
Ndërkohë Ervis Martinaj ia kthen: “…Bilo, ai që më gjujti mu…?”.
“Po ai……i thashë na gjej ku është, por më tha që nuk e ka shok por shokët e tij e njohin, por nuk e shesin ato tha….”, ia kthen Behari, Visit.
Ky i fundit i shkruan sërish duke i thënë: “…cilët janë këto shokë, t’ja u q***ë robt”.
Por Behari i thotë se: “…aj ushtari asht tu u furnizu për aksjon, se ka marrë jelek antiplumb me pllaka çeliku që i reziston armëve të forta…”.
Ervis Martinaj ia kthen se: “…po merem veç me atë punën këto ditë, se duhet me shkujt, non stop me këto…”.
Behari i thotë: “…ti e di, mua më ke gati si të dush ti, por jo me ato të ndryshkët si atë natë…”.