Një moment nga ata që i shikojmë vetëm në filma ka rrëfyer Çiljeta Xhilaga në ZëmeMirën Podcast.
Ajo tregon sesi ka reaguar kur partnerja e Alban Hoxhës u nda nga jeta pas lindjes së djalit. Histori të tilla bëhen automatikisht publike për shkak të sensitivitetit dhe pasqyrohen në media.
Edhe Çiljeta e lexoi diku lajmin në atë kohë. Nuk njihte asnjërin prej tyre, por e mban mend mirë ndjesinë që pati.
“Kur ka ndodhur historia e Albanit, mbaj mend që kam lexuar gazetat dhe nuk e njihja fare Albanin. Nuk e kisha haberin kush ishte, se nuk marr vesh fare nga sporti. Isha tek parukeria e mamit. Kam marrë një cigare në dorë dhe kam thënë: Po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajze”, tregoi Çiljeta, për kohën kur nuk e dinte se ajo grua kishte sjellë në jetë djalin e saj të vogël, Bekon që do ta rriste me shumë dashuri.
Për sa i përket marrëdhënies më Bekon, djalin e Albanit, ajo nuk preferon që ta quaj të tillë .
“Ai është djali i im i vogël”, thotë Çiljeta.
Të thërret mami?
Po ka zgjedhur vetë. Para tre vjetësh më pyeti, a mund të të thërras mami. I thashë se duhet të pyeste Buccin (Albanin) dhe gjyshen e tij një herë (mamaja e Albanit e ka rritur dhe ai i thoshte asaj mami), sepse për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty djalin tim të dytë. Unë e kam gjetur Bekon të vogël, me pampers 1 vjeç e gjysmë dhe e kam pjesë të shpirtit tim.