“Çmendet” Hajdari i Kuçovës, SPAK e dënoi me burg, ai jep tender 120 milionë lekë për dekorin e qytetit (për 4 vjet)
Shqipëria është vendi i çudirave, me popull të çuditshëm dhe politikanë edhe më të çuditshëm. Ndërkohë që ka një vendim nga SPAK me burg prej 9 muajsh burg, Kreshnik Hajdari i Kuçovës gjen guximin dhe shpall një tender me vlerë rreth 120 milionë lekë me TVSH jo për ndonjë zhvillim me urgjencë, por për të dekoruar qytetin!
Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Jonë, tenderi është shpallur më datë 29 janar dhe kompanitë kanë kohë deri në fund të javës së ardhshme për të dhënë ofertat e tyre.
Tenderi parashikon dekorimin e qytetit të Kuçovës për katër vitet e ardhshme. Në vetevete është e pashpjegueshme se si një bashki mund të bëjë një tender dekorimi kur festat sapo kanë mbaruar, përveç nëse dikush ka bërë shërbimin dhe tani bëhen vetëm letrat me fitues të parashikuar.
Hajdari ka theksuar në dokumentet e tenderit të siguruara nga Gazeta Jonë që fituesi do të bëjë dekorimin e Kuçovës për katër vite dhe bashkia ofron 120 milionë lekë për këtë shërbim.
Ndërkohë, vetëm dy javë më parë, SPAK e dënoi Kreshnik Hajdarin me 9 muaj burg pasi kishte fshëhur dënimin në Greqi. Ky dënim konvertohet në shërbim në komunitet, ndërkohë që nëse vendimi konfirmohet edhe nga Apeli ai duhet të lerë mandatin dhe Kuçova shkon në zgjedhje.
Por, përballë këtij rrezik Kreshnik Hajdari, i njohur edhe si njeriu i oligarkut Pëllumb Salillari, ka marrë masat duke tenderuar gjithçka, me sa duket për të mbushur xhepat para se të largohet nga drejtimi i bashkisë. /gazetajonë.com