Gazeta Jonë zbulon se kryebashkiakja e Urës Vajgurore (Dimal) Juliana Memaj ka blerë 300 milionë lekë  nafte me gjoja tender nga kompania e të afërmit të saj që në fakt ambalazhon ujë dhe pije frekuese.

Gjatë ditëve të fundit Gazeta Jonë është duke raportuar në lidhje me korrupsionin masiv të kryebashkiakëve më tenderët si edhe punësimet elektorale para zgjedhjeve lokale, por bëma e kryebashkiakes së Urës Vajgurore (Dimal) …kalon përtej çdo imagjinate.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Jonë, kryebashkiakja Memaj ka firmosur një tender prej 300 milion lekësh të vjetra klientelist dhe për më tepër, tepër skandaloz nësë shihet se kujt i është dhënë.

Të nisim me radhë.

Tenderi “Blerje Gazoili D1” me NR Reference REF-55601-12-30-2022 me vlerë limit 29 926 600 lekë (299 milion lekë të vjetra) është cilësuar me “Flamur të kuq” nga Open Procurement Albania, një platformë e pavarur e specializuar për të kapur tenderët me probleme.

Kryebashkiakja Juliana Memaj qe i dha 300 miliion leke tender nafte te afermit qe ambalazhon pije frekuese dhe uje
Kryebashkiakja Juliana Memaj qe i dha 300 miliion leke tender nafte te afermit qe ambalazhon pije frekuese dhe uje

Në këtë tender ka patur një ofertues dhe ai është kompania “GAZYKA” shpk në Poshnje të Beratit, vetëm pak kilometra larg bashkisë ku Memaj firmos tenderët korruptivë ndaj njerëzve të tarafit të saj.

Rregulli e do që në rastet kur nuk ka ofertues të tjerë, tenderi të shtyhet, por Memaj nuk ka dëgjuar nga ai vesh duke ia dhënë 300 milion lekët biznesmenit, të afërm familjar të saj, Gazment Zyka me NIPT K82618002I.

Zyka thotë në QKB se biznesi i tij “merret me gjithçka”. Me gjithçka kuptohet shërbimet për ndërtime, rikonstruksione, ambalazhim dhe shitje uji e pijesh frekuese, etj.

Praktikisht, Juliana Memaj ia ka dhënë tenderin për furnizim me naftë një kompanie të prodhimit të ujit dhe pijeve freskuese, e cila kriterin e vetëm që plotëson ka faktin se pronari është i afërm familjar me kryebashkiaken dhe se financon fushatën e saj.

Tjetër shkelje, për të cilën kryebashkiakja Juliana Memaj duhet të përballet me SPAK lidhet me faktin se ajo ka dhënë një tender me kohëzgjatje DY vjet ndërkohë që pas disa muajsh janë zgjedhjet dhe nuk dihet a do të jetë më ajo apo jo kryebashkiake.

Rregulli e do që drejtuesit e bashkive të mos japin tenderë që tejkalkojnë mandatin e drejtuesve duke kushtëzuar drejtuesin tjetër që vjen, por kjo është një çështje me të cilën do të merremi në vijim krahas tenderëve të tjerë si edhe punësimeve elektorale që po bëhen sëfundmi në këtë bashki. /GazetaJonë

Vijon…

Lexo edhe:

Lefter Alla i Bulqizës blen apartament luksoz në Tiranë, por e fshehu pas dikujt tjetër, dalin detajet tronditëse

Kush po ia vë tritolin ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati në hotelin “Yacht Premium” në Sarandë?

Agron Malaj në Burrel firmos tender korruptiv, mbi 1 miliard lekë mamuthëve të korrupsionit me “flamur të kuq”

Skandal në Librazhd, Kastriot Gurra puneson gruan si drejtoreshë

Cmenduri në Rrogozhine , tender super korruptiv: Edison Memolla shtron rrugën me para