Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së sotme ku një banese në kat të katert të pallatit i është vendosur tritol.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale ndërsa banorët e pallatit janë tmerruar prej ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.