Nëse keni parë çmime apartamentesh në kullat e Tiranës që nisin minimumi nga 300.000€ me siguri nuk kishit parë ende maksimumin…
Agjentët e real-estate reklamojnë në rrjetet sociale apartamentet e kullave të oligarkëve të kryeqytetit. Çmimet në zonat më të lakmuara të Tiranës kapin maksimume të frikshme. Çmimi për metër katror i kalon 3500€.
Të tilla janë çmimet e apartamenteve tek kulla “Lion Park” e biznesmenit Bardhjus Bushaj të “Lion Construction” në hyrje të Liqenit Artificial nga Rruga e Elbasanit.
Një hyrje në këtë kullë kap çmimin stratosferik prej 820.000€.
I përballoni dot çmimet e larta të një banese në Tiranë me rrogën që keni?