Shqiptarët po përballen me çmime të frikshne të ushqimeve dhe të gjitha produkteve të tjera, por realiteti nuk është kështu sipas kryeministrit Rama. Përmes një postimi në Facebook ai thotë se në fakt ne kemi patur shtrenjtimin më të ulët në rajon.
Nuk ështe shaka, e ka me të vërtetë.
Postimi i Ramës:
Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore @worldbank për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit
Adrian Gurma, Arif Tafani Faqja Zyrtare and 117 others
5 Comments
10 Shares
Like
Comment
Share