Diçka ka ndodhur gjatë natës në fshatin Larushkë të Fushë Krujës. Sipas Policisë së Shtetit, një 60-vjeçar ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri pak pas mesnatës. Madje në dritaren e tualetit të banesës së tij ka gjetur edhe gjurmën e gëzhojës. Menjëherë pasi ka konstatuar shenjën e lënë nga plumbi, ka njoftuar Policinë e Shtetit.
Hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 munita ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri. Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.