Deklaratat, qëndrimi, gjuha arrogante dhe ofenduese e modeles Kejvina Kthella ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, ka sjellë braktisjen masive nga ndjekësit në “Instagramin” e saj.
Gjatë ditës së djeshme mijëra ndjekës janë larguar nga “Instagrami” i saj si shenjë revolte ndaj modeles.
Në pak orë pas spektaklit, numri i ndjekësve ka rënë ndjeshëm por nuk është kjo çudia më e madhe. Ajo që ndodhi vetëm pak minuta më pas është ajo që i befasoi të gjithë.
Nga 810 mijë ndjekës, si me shkop magjik, në vetëm pak çaste, numri i ndjekësve të saj u rrit duke shkuar 817 mijë ndjekës, gjë e cila ka ngritur dyshime të shumta te ndjekësit.
Por pavarësisht kësaj, ajo që vihet re është se modelja vijon të humbë edhe mijëra ndjekës të saj.
Tani modelja ka 806 mijë ndjekës në rrjetet sociale dhe e gjitha kjo për shkak të sjelljes dhe gjuhës që ajo po përdor në realityshown “BBV”.