Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka sqaruar detaje nga dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, akuzohen për ndikim në ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Kryemadhi theksoi se shtëpinë në Qeret ia ka shitur Manes për 300 mijë euro dhe ka hedhur poshtë akuzat se kanë përfituar një vilë si dhuratë në këmbim të ndryshimit të ligjit.

Në deklaratën e saj, Kryemadhi u shpreh: “Të më falë Samir Mane që ia përmend emrin, por ia keni përmendur ju të gjithë. Samir Manes i kam shitur një shtëpi në Qeret në vlerën 300 mijë euro që është bërë me kontratë. Nuk më ka dhuruar askush një vilë për ndonjë ligj. Më vjen keq që po i përmend emrin se kam 7 vjet që nuk flas dhe kam bërë gabim që nuk flas”.

DOSJA E SPAK/ “Biznesmeni S.M i dha vilë çiftit Ilir Meta – Monika Kryemadhi pasi ndryshuan ligjin” , a bëhet fjalë për Samir Mane ?

Ajo shtoi se ligji për të cilin po flitet është kërkuar në vitin 2014 nga Vali Bizhga, kryeshefe e kabinetit të Ramës, dhe ka të bëjë me unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave.

“Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga kryeshefe e kabinetit të Ramës që është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave.

NONSENSI/ “I dha vilë për ndryshimin e ligjit”, nëse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi hetohen për korrupsion pasiv, pse nuk hetohet Samir Mane për korrupsion aktiv?

Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI statusin e minatorit. Ju shihni si sot vijojnë protestojnë ende minatorët. Është bërë mbledhje e komisionit të veprimtarive prodhuese ku unë isha anëtare. Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera. Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë Samiri.” tha ajo

LEXO  Senati Amerikan Bllokon Emërimin e David Kostelancik si Ambasador në Shqipëri: Dinamika Politike dhe Pasojat Diplomatike

Sipas dosjes së SPAK, Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Meta akuzohen për përfitimin e një vile si shpërblim për favorizimin e Samir Manes, por Kryemadhi ka pohuar se vilën në Roling Hills e ka parë bashkë me nënën e saj dhe se Meta nuk kishte dijeni për këtë.

“Ambasadori grek e takoi dhe i tha që do jemi komshinj. Ilir Meta në darkë më tha smund ta blesh pa më pyetur mua. Unë i shkruajta zonjës: Zemra e anullova, sdo ta blejmë.