Edlir Alleshi është efektivi i forcave ‘Shqiponja’ i cili pasditen e kësaj të mërkure mbeti i plagosur me armë zjarri në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë kohës kur efektivi ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë i identifikuar si Klered Bozhani, 42 vjeç, në zonën e Kinostudios.
Bozhani qëlloi dy plumba në drejtim të efektivit duke e plagosur në bark.
Alleshi u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht në zonën ku ndodhi ngjarja ndodhen forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të kapur autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë.