Një nga provat kryesore dhe bindëse të prokurorisë së posaçme për vjedhjen e fondeve të bashkimit evropian ku u përfshirë rezulton edhe vete Ilir Beqaj është telefoni i këtij të fundit.
Në dosjen e SPAK, hetuesit kanë arritur të hapin telefonin tip iPhone 15 me kod sigurie 4563 i cili është sekuestruar gjatë kontrollit të banesës.
Në këtë telefon Ilir Beqaj, sipas “Ora News”, rezulton të ketë komunikime ne grup chat me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro.
Në bisedat e evidentuara dhe të shkruara në dosjen penale, janë disa komunikime ku ata flasin rreth një artikulli që flet për zëvendësimin e Ilir Beqaj nga Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC-ut dhe komunikimet e tjera flasin për takime, për të drekuar, pushime, etj.
Po ashtu janë gjetur edhe e-maile të ardhura nga adresa “[email protected]”, e-mail ne gjuhen angleze dërguar ne drejtim te adresës [email protected], me subjekt “Invitation to the International Tourism Forum of UNWTO and the Ministry of Tourism and Environment of the Republic of Albania, 3-5 April 2023”.
Pra SPAK dyshon se në kohën kur janë zhvilluar bisedat në chate mes dy kolegëve të kenë qenë në dijeni mbi projektet në fjalë.