Ditën e sotme pritet të ketë një përkeqësim të kushteve të motit. Në Vlorë era do të jetë e fortë, teksa dallgët pritet të jenë deri në 2 metra.
Për këtë arsye do të ndalohet lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në det të hapur.
Ndërsa anijet e udhëtarëve pritet të vijojnë punën dhe lundrimin normalisht.
Dallgët pritet të jenë deri në 7 ballë dhe moti pritet të përmirësohet nesër paradite pas orës 10:00.