Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është shprehur në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot.
Ai ka thënë se ngjarje të tilla ndodhnin në Palermon e kohëve të errëta dhe është e palogjikshme të ndodhin në një vend, i cili sapo ka hapur negociatat me BE-në.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ruaj demokracinë dhe sigurinë e qytetarëve.
“Vendi i shqiponjave fatkeqesisht eshte shnderruar ne vendin e kallashnikovit.
Lipset nje aleance e gjere me qytetaret e per qytetaret ku institucionet te vendosen para pergjegjesise per te bere detyren e tyre. Ky vend nuk eshte Palermo e dekades se frikshme, por nje shtet qe celi negociatat. Nuk mund te kemi nje vend europian me siguri primitive por nje vend qe te jep paqe.
Mjafton te shikosh kronikat e lajmeve per te kuptuar se pervec eksodit dhe pandemise, shqiptaret po i asimilon mungesa e sigurise ne vend.
I bej thirrje kryeministrit Edi Rama, si politikan, si qytetar dhe si prind, qe te marre masat e duhura per te vendosur ne shinat e demokracise sigurine e vendit.
Nuk ka pushim me rruge te pergjakura dhe vatra te pergjakura!” ka shkruar Sula në një postim në Facebook.