Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Mikela Pupa ka qenë e ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”, ku ka folur për deklaratën që Bledi ka bërë për të dhe Erionin.
Në një intervistë Bledi tha për dyshen Mikela-Erjoni se nuk i shikon bashkë si çift duke i cilësuar si “dashnorë të bukur.”
“Dashnorë të bukur por kurrë bashkë! E ka thënë edhe Bruno këtë fjalë. Edhe i qëndroj edhe unë. Nuk i shoh bashkë”, u shpreh ai.
Mikela e përmendi në emision deklaratën e ish-konkurrentit dhe u kundërpërgjigj duke thënë se një çift duhet të jenë dashnorë të mirë që të funksionojnë.
“Nuk u vë faj që dyshojnë sepse është një program që e tillë ka qenë rrjedha, normal që do kenë aludime, Por ne jemi shumë ok. Kishte thënë që janë dashnorë të mirë por nuk janë kurrë bashkë. Unë besoj që në asnjë çift nëse nuk janë dashnorë të mirë nuk funksionon. Por jemi bashkë Bledi, jemi dhe dashnorë të mirë, jemi dhe bashkë”, tha Mikela.