Kompozitorja Diana Ziu ka diskutuar në emisionin ‘Open’ me këngëtarin Ardit Çunin lidhur me perfomancën e këngëtares Ronela Hajati në Eurovision.
Performanca shqiptare në Eursong ishte ndër më të diskutuarat në vend, ku edhe nuk munguan kritikat e shumta.
Gjatë bisedës në emisionin ‘Open’, kompozitorja Diana Ziu u shpreh se suksesi nuk matet me show dhe se kënga nuk kishte tekst.
Pjesë nga diskutimi në studio:
E prisje këtë reagim shfaqja pas Eurovisionit?
Çuni: E prisja sepse jam pjese e tregut shqiptar prej vitesh. Reagimet ishin të tilla sepse nuk u fut në finale, nëse do të kalonte atëherë do të flitej ndryshe. A mund të kishte bërë më mirë, po mund të kishte bërë, por duhet të jemi më të butë.
Çuni: Më thuaj kush është tekst?
Diana Ziu: Leksione për këngën falas nuk të jap asnjëherë.
Aulona Musta: Eurovisioni dhe festivali bëhet për publikun dhe jo për profesionistët që njohin notat.