Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme. Sipas tij, një grup shumë i fuqishëm kriminal në vend, po merr trajtën e një familje mafioze.
Dervishi u shpreh se aktualisht Shqipëri nuk ka pasur mafie, edhe pse në botë flitet për mafien shqiptare. Sipas tij, nuk ka pasur mafie të mirëfilltë si në Itali.
Mirëpo ai u shpreh se ka një grup në vend që po merr atë trajtë. Sipas tij, ky grup ka lidhje të forta jashtë dhe po kalon financiarisht shtetin.
“Mund të jetë themeluar një grup i tillë. Kushtet që një grup të shkojë te një organizatë mafioze janë dy: Të ketë lidhje me organizatat e jashtme. Që ato kanë vite që i kanë. Kushti i dytë që është përcaktues, të tejkalojë fuqinë e shtetit. Unë kam indicie se një grup është duke tejkaluar shtetin. Nuk pyet më shtetin. Ne themi se jemi drejt themelimit të një organizate mafioze të mirëfilltë. Drejt tendencës për të themeluar një të tillë. Kjo më lexohet mua dhe kolegëve të kronikës. Te ne nuk e bëjnë ligjin grupet kriminale. E bën politika. Ne kemi një shtet mafioz. Shteti mafioz është tjetër gjë dhe një organizatë mafioze tjetër gjë. Një organizatë ka lidhje me krimin ordiner, në kuptimin jo pezhorativ, pra me dogën, vrasjet, etj. Një mafia state, nuk ka lidhje me vrasjet. Me drogën. Ai ka lidhje me organizmin e një shteti në mënyrë të tillë të rrijë në një dorë. Nga një person që kontrollon dhe mekanizmave të shteti bllokon gjithçka në favor të korrupsionit”, tha ai.