Një ish-prokuror dhe politikan i lartë del i përfshirë në komunikimet me aplikacionin “SKY ECC”, kështu deklaron eksperti i sigurisë Ervin Karamuço.
Ai thotë se “lista po shtohet nga dita në ditë”, me emra të rinj dhe shumë interesant, por duhen pritur përfundimet e SPAK-ut.
“Një tjetër ish prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e SKY ecc. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK”, shkruan Karamuço.
Aplikacioni SKY flitet se është përdorur në masë të madhe nga kriminelë dhe persona të lidhur me krimin në Shqipëri. Ky aplikacion ishte në modë në botën e errët të krimti të organizuar në të gjithë Europën pasi pretendohej se me të mund të komunikohej pa u përgjuar.
Por zbërthimi nga autoritetet evropiane zbuloi mijëra anëtarë të bandave kriminale dhe jo vetëm, në të gjithë Europën, përfshi edhe ata të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” në Shqipëri.