Një deklaratë të fortë ka bërë sot politikani opozitar serb Boban Bogdanoviç, i cili shprehet se Serbia do të vihet shumë shpejt nën sanksione nga Perëndimi.
Sipas Bogdanoviç, një figurë deklaratat e të cilit shpesh merren me rezerva, presidenti Francez Emmanuel Macron do të deklarojë sot në Samitin e Spanjës se Serbia nuk do të jetë më partnere e bashkësisë ndërkombëtare pasi mbështet terrorizmin ndërkombëtar.
“Sapo më kanë mbërritur informacione nga qarqe të mirëinformuara në Granada,Emmanuel Macron do t’i përcjellë Vuçiçit qëndrimin e Francës se Serbia nuk është më partnere e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të mbështetjes së saj për terrorizmin ndërkombëtar! Sanksione ndaj Aleksandër Vuçiç së shpejti”, shkruan ai në Twitter.