Me të vërteta që s’i luan topi, Xhensila Pere dhuroi emocione për publikun gjatë intervistës me Erjona Rusin në “S’e Luan Topi”.
Showgirl tregoi se së shpejti do të largohet nga Shqipëria dhe zbuloi projektet që e bindën të bënte këtë ndryshim drastik në jetën e saj.
“Një nga shtysat më të mëdha që unë po ndërmarr këtë rrugëtim kaq të largët është nga projekti që unë kam, po bëjmë edicionin e Nëntorit Shqiptar në New York. Më në fund dhe unë do të prek pak ëndrrën amerikane”.
E pyetur se kush është personi që do i mungojë më shumë, kur të jetojë në Neë York, Xhensila përgjigjet:
“Jam shumë e sigurt që do të jem gjatë gjithë kohës në ‘face time’ me mamin, por ashtu si çdo prind besoj që të gjithë urojnë më të mirën për fëmijën e vet, edhe kur e mira është shumë kilometra larg”.
Por, si e ka pritur e ëma e Xhensilës lajmin se vajza e saj do të largohet në SHBA?
“Ka qenë shumë moment i vështirë, po i bija rrotull muhabetit. Më tha jo mi nënë, ç’të duhet aq larg, ka vende Europa, pastaj ti shumë mirë je këtu. Pastaj po mundohesha t’i bëja një lloj diskutimi për të arritur te pika kryesore, i thashë do iki në Amerikë… më pas heshtje, ca pika lot. Por kur i rendita projektet që kam atje dhe kur i thash që e shoh Amerikën si një vend për të arritur atë që unë dua, ma dha bekimin e saj me gjysmë zëri”, rrëfen Xhensila.
Kështu, Xhensila zbulon se nuk ka një partner në jetën e saj dhe për një kohë të gjatë nuk do që të dashurohet.
“Jo, nuk ka. E vetmja gjë që mbaj kokën mbrapa është mami dhe familja. Duke e njohur mirë Xhensilën, për një kohë të gjatë, nuk kam ndërmend të dashuroj se jap më tepër se sa duhet. Do të fokusohem pak më shumë te vetja, se gjatë gjithë kohës kur mendon për të falur, dëmton veten. Ndoshta për herë të parë në jetë, Xhensila do të tregohet pak egoiste dhe do të mendojë vetëm për veten”.