
Del foto e 48-vjeçarit Lulzim Visha, i cili u vra gjatë atentatit një ditë më parë në Kamëz.
Ai punonte si postier dhe 200 metra larg banesës së tij në Zall Mner u qëllua me breshëri arme, ndërsa ndodhej brenda makinës së kompanisë ku punonte.
Dyshohet se autori apo autorët u pozicionuan në pjesën ballore të makinës, pasi mjeti i viktimës ka shenja të shtënash në këtë pjesë.