Ashtu siç shihet edhe në pamje, i riu Eldi Allushi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tejet të lartë në Rrugën e Kosovarëve.

Për shkak edhe të shpejtësisë së lartë, i riu ngjit skarpatën e liqenit, e më pas përfundoi në bordurën e digës.

Menjëherë pas aksidentit, i riu u largua nga vendngjarja, ndërsa mbi të rëndojnë dy vepra penale, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.