![IMG_5188](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG_5188.jpeg)
Publikohet videoja që Erion Goxhara ka regjistruar me celularin e tij, në momentin që ka plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit, 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2024/08/eee_sd-2-1-300x169.webp)
Në video dëgjohet Goxhara që akuzon Kostën se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe po “i ha lekët”. “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje.
Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë Goxhara.
Pasi i filmoi videon, Goxhara ia ka dërguar kunatit të tij.
![](https://newsalbania.al/wp-content/uploads/2024/08/screenshot_20240825_100154_facebook79254497225040506.jpg)