DENONCIMI/ Kreu i IKMT Lezhë Vincens Tuku shpallet në kërkim për atentatin ndaj Arben Pukës, funksionari i lartë i PS breshëri pranë shkollës
Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e djeshëm ndaj Agron Pukës në Lezhë, ku ai mbeti i plagosur, ndërkohë që iu përgjigj me armë sulmuesve, të cilët ishin tre persona.
Sipas policisë, për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit Vinçens Tuku 32 vjeç, banues në fshatin Troshan, Amarildo Kola 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe Kevin Ndoka 18 vjeç banues në Shëngjin.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi Agron Puka dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri.
Po në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Agron Puka 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi nga hetimet rezultoi se ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje.
Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pistolete e 54-vjeçarit u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, bashkë me municion luftarak.Policia po punon intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e 3 të shpallurve në kërkim, ndërsa zbardhur dhe motivi i ngjarjes.
Sipas policisë Agron Puka së bashku me djalin dhe vëllain e tij, 3 ditë më parë kishin dhunuar dhe goditur me sende të forta, 32-vjeçarin Vinçens Tuku dhe mëngjesin e së mërkures ai bashkë me dy personat e tjere që e shoqëronin kanë tentuar të marrin hak.
Vincens Puka, funksionar i lartë I PS, drejtoir OSHEE, tani në krye të IKMT, Kevin Ndoka, nipi i ish-deputetit Arben Ndoka
Pak a shumë kjo ishte ngjarja e zbuluar nga policia, e cila u kujdes që të mos nxirrte as emrat dhe as faktin se kush është në të vërtetë Vincens Tuku.
Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Gazeta Jonë, Vincens Tuku rezulton të jetë një funksionar i lartë i Partisë Socialiste në zonë dhe aktualisht është kreu i IKMT së qarkut Lezhë. Tuku rezulton që në vitin 2016 është zgjedhur edhe kreu i FRESSH Lezhë dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka mbajtur poste drejtuese në administratën e lartë për shkak të angazhimit në PS, siç është edhe drejtimi i OSHEE-së së zonës.
Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se Kevin Ndoka është pikërisht nipi i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Vincens Tuku dhe Ndokajt njihen, tha burimi i Gazeta Jonë, për shkak tëlidhjeve familjare me njeri-tjetrin.