IMG_9869

Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme, përmes qytetarit dixhital, se Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt po shpërndan para duke korruptuar mediat, që të mbrojnë kryebashkiakun e Tiranës dhe të sulmojnë magjistratët që kanë dorë çështjen e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha denoncon se Arbër Veliaj ka ardhur tre ditë më parë nga Vjena, aty ku qëndron me biznesmenin e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe ka nisur korruptimin e mediave.

Denoncuesi thotë se mediat e sponsorizuara nga lekët e Arbër Veliajt kanë nisur një fushatë sulmi ndaj prokurëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së, ku qëllimi duket se është presioni ndaj magjistratëve për të liruar kryebashkiakun.

Sipas denoncuesit, strategjia e vëllezërve Veliaj është që këtë çështje ta kthejnë në “çështje brekësh”, kur sipas tij, është çështje e pastër korrupsioni dhe parash në skema oktapodi si mafie korrupsioni.

Denoncuesi përmend dhe faktin që kompania “Gogel” e Arbër Veliajt ka qarkulluar rreth 30 milion euro reklama, gjatë 10 viteve që Erion veliaj ka qenë kryebashkiak dhe se 5 milion euro vitin e fundit i ka përfituar vetëm nga kompania e celularëve “One Albania”.

“Po jepen para dhe me çanta për të sulmuar dhe akuzuar këdo, me qellim që të dalë Erioni në Apelin e Posaçëm me gjyqtare Ilirjana Olldashi.” – shkruan denoncuesi.

Sipas tij, janë përfshirë mediat e paguara edhe nga inceneratorët dhe janë po i njëjti grup i strukturuar kriminal, duke përmendur Sokol Ballën, Mero Bazen, Carlo Bollinon, Rudina Xhungën, etj.

Postimi i plotë:

“Vëllai i Erion Veliajt shpërndan qeset me para për Lali Vjedhësin!

Të dashur miq, vëllai i Lali Vjedhësit, Arbër Veliaj, që mori miliona euro nga Bashkia e Tiranës, erdhi nga Vjena dhe po shpërndan qeset me para mediave për të mbrojtur kryehajdutin e Tiranës!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Miremengjes dr. Arber Veliaj eshte kthyer para tre ditesh ne Tirane (nga Vienna aty ku ka seline qendrore te komapnise dhe ku shoqerohet me Mirel Mertirin, prestanome. E Inceneratorit Tirane qe edhe pse eshte ne kerkim nderkombetar, ai jeton ne mes te Viennes) dhe ka filluar fushaten e sulmeve ndaj prokuroreve te SPAK dhe gjyqtareve te GJKKO nepermjet mediave qe sponsorizon.

Fillimisht Arber Veliaj u ka kerkuar mediave e portaleve qe te publikohen sulmet e Veliajt nga burgu.

E ka takuar dy dite me pare te vellain ne burg ne Durres ku kane ndertuar skemen se bashku.

Po jepen Para dhe me canta per te sulmuar dhe akuzuar kedo, me qellim qe te dale Erioni ne Apelin e Posacem me Gjyqtare Ilirjana Olldashi.

Erioni dirigjon nga burgu dhe Arbri paguan parate cash, sic paguan dhe rrogat e nje TV qe shpif kunder PD non stop qe eshte ABC News dhe Sokol Balla pershembull ka mare 300.000 euro prej tij

Strategjia e vellezerve Veliaj eshte qe kete ceshtje ta kthejne ne ceshtje brekesh kur eshte ceshtje e paster korrupsioni dhe parash ne skema oktapodi si mafie korrupsioni.

Jane perfshire mediat e paguara edhe nga inceneratoret dhe jane po i njejti grup i strukturuar kriminal.

Shkojne sa tek Ajola tek Arber Veliaj tek Carlo Bollino tek Taulant Balla tek Mero Baze tek Rudina Xhunga etj

Arber Veliaj ka qarkulluar rreth 30 milione euro reklama ne 10 vite qe Veliaj eshte kryetar bashkie Tirane 2015-2025.

Vetem nga kompania One ai ka mare rreth 5 milione euro vitin e fundit ku nder to, te pakten 1 milione eur, kesaj kompanie ja ka dhene vete Erion Veliaj.