Deputeti i PD, Dashnor Sula ka shkuar këtë të enjte në Kuvend me një shportë me ushqimet që cdo familje blen për t’u ushqyer, ato që njihen si produktet bazë, si makaronat, vaji, mielli, qumështi. Sipas tij, kjo bëhet në shenjë proteste pasi çmimet janë të papërballueshme dhe katastrofike.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bëjnë presion qeverisë që t’i indeksojë cmimet, pasi nuk përballohen sidomos nga familjet në nevojë.
“Kjo është një shportë e cila cdo familje shqiptare përballet për tu ushqyer. Unë kam vajtur kam marrë produktet e shportës vaj, sheqer, oriz, makarona, djath, bukën e bëhet fjalë për cmimet dysheme më të ulëta pasi kam kontrolluar në gjithë supermarketet, aty ku janë cmimet më të ulëta keto bëjnë 30 mijë lekë të vjetra.
Imagjioni një familje prej katër vetësh me këto cmime sa i bie që të ushqehet.
Po të bësh një llogari duhen minimumi 500-600 mijë leke për të mbushur barkun.
Llogarit dhe perimet që do gatuajnë përditë, nuk bëhet fjalë më për mish e fruta.
Pra cmimet janë jashtëzakonisht të larta, unë kam mardhur këtu sot vetëm në shenjë proteste.
Këto cmime i përballojë deputetët e ministrat, por familjet shqiptare 80% të buxhetit e shpenzojnë për ushqime. I bej thirrje qeverise t’i indeksojë cmimet dhe ti japë familjeve sidomos atyre në nevoje. Imagjinoni një familje që merr 40 mijë lekë të vjetra në muaj asistence cfarë mund të bëjë? Situata është katastrofike. Protredta e djeshme është legjitime të gjithë kemi detyrën të bëjmë atë që kemi në dorë.
Qytetarët ti bëjnë presion kësaj qeverie të ndihmojë familjet se janë të papërballueshme cmimet