Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ka ngjallur sërish debat mes palëve, me opozitën që kërkon të vijnë edhe të dëshmojnë dëshmitarët dhe mazhorancën, që nuk do të vijnë disa dëshmitarë.
Ndërkohë, kryetarja e këtij komisioni gjatë një momenti ka kërkuar që deputeti socialit Vullnet Sinaj të mos intimidojë dhe ndikojë dëshmitarin biznesmen Ilir Rrapaj.
Vokshi ka kërkuar që menjëherë të ndalohet diçka e tillë dhe Sinaj të mos ulet me dëshmitarin, pasi ai do të dëshmojë në komision.
Pas një momenti deputeti Sinaj ka ndërhyrë në komision duke kërkuar se kush e fotografoi, duke mos folur për çështjen e bisedës me Rrapajn.