Aktivistja republikane, Evi Kokalari ka reaguar pas deputetja Grida Duma ka ndryshuar 180 gradë mendim dhe nga kampi i Bashës, tashmë duket se po flirton për të kaluar tek kampi i Berishës dhe kjo u kuptua mjaft qartë tek intervista që ajo dha mbrëmjen e djeshme tek Syri Tv.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se demokratët nuk e kanë harruar që Grida Duma desh i mbyti ata dhe liderin e tyre Sali Berisha.

Ajo i kërkon Grida Dumës si fillim që t’iu kërkojë falje demokratëve dhe mediave që më 8 Janar bënte pjesë tek ata që helmuan demokratët. Kokalari shton më tej se është fatkeqësi nëse Grida Duma bëhet sërish pjesë e PD-së dhe nëse kjo ndodh do të jetë gabim i Berishës.

Postimi i plotë:

Grida po ‘flirton’ me liderin historik, a thua se ne e harruam që në 8 Janar desh e mbyti liderin dhe të gjithë ata që e bënë Partinë Demokratike.

Nejse, meqënëse kam treguar finokëri në politikë të një niveli që Grida nuk mund ta arrij, po i jap një këshillë miqësore;
Xhozi i shkretë një parti hapi dhe dridhej kur u kthye në bazë se nuk dinte si do ta prisnin. Ti që i helmove të gjorët, ndoshta bën mirë të fillosh, me përuljen më të thellë, t’ju kërkosh falje çdo demokrati dhe çdo individi të medias që ishte prezent atë ditë.

Pastaj, në heshtje, prit reagimet e tyre. Pastaj, flasim prapë!!

BTW, nuk e kalon dot cakun duke folur për të djathten që ty nuk të bëhet vone fare, dhe as duke futur disa fjalë Anglisht. Fatkeqësisht, nëse bëhesh pjesë e PDse prapë, do jetë për gabim të Berishës.