Pirja e deri në tre filxhanë kafe çdo ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sugjeron një studim dhjetëvjeçar. Konsumatorët e rregullt të pijes së nxehtë kishin deri në 12% më pak gjasa të vdisnin. Dhe ata kishin deri në një të pestën më pak gjasa të prekeshin nga sëmundje kardiovaskulare ose të pësonin goditje në tru, sipas rezultateve.
Por ekspertët zbuluan se përfitimet shëndetësore vijnë vetëm nga konsumimi i kafesë, jo nga varietetet e çastit. Dhe pirja e më shumë se tre filxhanëve në ditë nuk ka ndonjë efekt të mirë, sipas hulumtimit të pothuajse 500,000 njerëzve.
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë, por studimet e mëparshme kanë qenë kontradiktore nëse mund të ketë përfitime apo dëmtime të shëndetit. Përveç kafeinës, pija përmban edhe minerale dhe antioksidantë. Disa studime e kanë lidhur atë me reduktimin e rrezikut të kancerit, obezitetit, diabetit të tipit 2 dhe demencës. Megjithatë, studime të tjera kanë vënë në dukje një rrezik në rritje të presionit të lartë të gjakut dhe vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë, megjithëse studimet e mëparshme kanë qenë kontradiktore nëse ajo mund të sjellë përfitime apo dëm për shëndetin. Përveç kafeinës, pija përmban edhe minerale dhe antioksidantë. Disa studime e kanë lidhur atë me uljen e rrezikut të kancerit, diabetit të tipit 2 dhe demencës.
Studimi i ri, nga një ekip akademikësh në Hungari dhe Universitetin Queen Mary të Londrës, sugjeron se pija nuk rrit presionin e gjakut dhe ka përfitime kardiovaskulare. Dr. Steffen Petersen, një nga autorët nga Queen Mary’s, tha se rezultatet tregojnë se konsumimi i moderuar i kafesë “nuk është i dëmshëm nga ana kardiovaskularr dhe madje mund të jetë i dobishëm”.
Pjesëmarrësit u morën nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, ishin mesatarisht 56 vjeç dhe nuk kishin sëmundje të zemrës kur filloi studimi. Vullnetarët u ndoqën për 11 vjet, duke i lejuar ekspertët të analizojnë dallimet midis grupeve. Ata që pinin më shumë se tre filxhanë në ditë nuk kishin më shumë gjasa të kishin presion të lartë të gjakut, një shqetësim nga studimet e mëparshme.
Por ata kishin shkallë të ngjashme të vdekshmërisë, sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditje në tru me ata që nuk konsumojnë kafe, duke sugjeruar se tre filxhanë në ditë ishte maksimumi që njerëzit mund të konsumojnë për të pasur përfitime shëndetësore. Studiuesit nuk zbuluan ndonjë rritje në normat e presionit të lartë të gjakut tek ata që pinin kafe çdo ditë, duke shuar shqetësimet se pija me kafeinë shkakton këtë gjendje.
Kafeja e menjëhershme përmban më shumë kafeinë dhe antioksidantë, por ka dy herë më shumë akrilamide një substancë që gjendet në disa ushqime që është lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit dhe dëmtimit të sistemit nervor. Ekipi tha se ‘ndikimi i favorshëm’ i kafesë mund të shpjegohet me ndryshimet në strukturën e zemrës tek ata që konsumonin pije me kafeinë.