“Gentian Bejtja ka zhvilluar një takim me Ervis Martinajn, një vit e gjysëm para se ky i fundit të zhdukej”, kështu ka deklaruar babai i të ekzekutuarit 4 ditë më parë në serën e banesës së tij, Gani Bejtja, në një prononcim për emisionin “Uniko”.
Gazetari Koka ka sjellë në “Opinion disa nga dëshmitë e të atit të Gentian Bejtjas, si dhe detaje të tjera në lidhje me atentatin që tronditi vendin.
“Babai i Gentian Bejtjas thotë ‘asnjëherë nuk kanë kërkuar që t’i marrin dëshmi. Gentian Bejtja ka qenë këtu, ka jetuar tek shtëpia ime, apo tek shtëpia e tij, por duke u ruajtur dhe duke qenë i kujdesshëm’. Ai tregon dhe një detaj tjetër që për ngjarjen e fundit, të 4 korrikut 2023, u arrestua si i dyshuar fillimisht Valter Bami, por nuk kishte asnjë provë dhe asnjë të dhënë ta lidhte direkt dhe ai u mbajt në burg për armëmbajtje pa leje deri në datën 18 janar të këtij viti dhe babai thotë pas daljes së tij nga burgu, i ka dërguar një person për t’i bërë be se “nuk kam lidhje me atentatin e fundit”.
Unë e kam pyetur babain dhe për raportet me Ervis Martinaj. Ai flet për një takim që ka bërë Gentian Bejtja me Ervis Martinajn një vit e gjysëm para se të zhdukej, ku dyshohej për ngjarjen ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Fushë-Kuqe dhe e kanë sqaruar me njëri-tjetrin. E kam pyetur për ngjarjen ndaj Brilant Martinajt edhe disa ngjarje të tjera për të cilat është folur në mediat online, por jo vetëm, për dyshimet për implikimet e Gentian Bejtjas.
Ajo që mbetet e paqartë edhe për hetuesit është se cili është porositësi, cili është motivi kryesor dhe kush janë ekzekutorët. Për shkak se kontrollet pas ngjarjes, në orën 16:20 janë përqendruar në 2 zona, në zonën e Niklës, ku janë shoqëruar disa persona, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Është përqendruar dhe në zonën e Saukut në një prej bazave të Ervis Martinajt”, tha gazetari.