IMG_9508

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje tronditëse që kanë dalë nga gjyqi i Xhemal Lokës, i cili u dënua me dhjetë vite burg, për shtyrje të bashkëshortes drejt vetëvrasjes.

Lala tregoi detaje nga dëshmia e fëmijëve, ndërkohë që shtoi se babai i tyre tashmë i dënuar, po hetohet sërish nga Prokuroria.

“Kjo ngjarje bëri shumë bujë, për të ndjerën ishte hapur një faqe në Tik Tok ku bullizohej, fillimisht u tha se mund të ishte shkak Tik Tok që kreu aktin e vetëflijimit. Kur arrita të siguroj dosjen, nuk ishte shkak Tik Tok, por dhuna barbare që bashkëshorti kishte ushtruar ndaj saj që në vitet 2000. Kur kam lexuar dëshmitë e fëmijëve ishin tronditëse. Njëri nga djemtë thoshte babai më ka rrahur me rripin e pantallonave dhe më ka lënë njolla dhe ditë të tëra nga pjesa metalike, thoshte më rrihte edhe kot.

Kishte arritur të krijonte burg brenda shtëpisë së tij, e kërcënonte bashkëshorten. Ka një bisedë të vajzës me nënë në spital. Bedrie Loka piu helmin dhe foli me të bijën. Një moment i thotë e bëra këtë gjë, sepse nuk durova dot më. Ata fëmijë sot janë me nënën në varr dhe babain në burg, por kanë përjetuar trauma të tmerrshme. Hetimi i ri duhet të jetë i plotë dhe të tërheqë vëmendjen e shtetit që fëmijët të rehabilitohen.

Ne flasim për historinë por nuk shkojmë më andej. Po të lexosh dëshmitë, kupton traumat e fëmijëvë. Ngjarje të tilla nuk marrin vëmendje. Ka një moment të parë që media bërtet, por fëmijët mbetën në mëshirën e fatit”, tha Lala.