Dy gratë në foto, Mira dhe Elona, janë të akuzuara nga Fatbardha Pali, se bashkëshorti i saj, Ilir Pali i tradhtonte me to.
Sipas saj, dyshohet se Mira (djathtas) është nusja e djalit të tezes së burrit, ndërsa Elona (majtas) është nusja e vëllait të saj.
Në një letër publike drejtuar djalit të saj, Fatbardha shkruan se Iliri e ka tradhtuar vazhdimisht, ndërsa e fyen me fjalë të rënda.
Ajo thotë se burri i kishte thënë që ato janë më të mira se Fatbardha një marrëdhënie seksuale.
“Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal. Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, k*rvari k*rvar do vdesi. Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish. Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, haram e paçi hyzmetin tim. Palit hiqi vizën bir, ta mbaj Lona me Mirën dhe shoqet e Lonës dhe Kadriu, pikë hajri mos bëfshin o zot. Në shtëpi në Durrës mos e prano, amanet i patretur bir e mora Ilirin telefon në mëngjes i thash Xhulio nuk ka punë, bëni ça të doni më tha, nuk më intereson. Ai nuk është burrë është mostër, është k*urvar shqeto. Po jo te unë se unë ja ha lalën, boll durova shumë vite, vish fustanin Ilir Pali ose hap arkivolin tim hajde me mua. S’ke pse rron më, kjo ishte burrnia jote, veç burrë nuk ke qenë. Xhulio bëhu burrë bir. Të do mami shumë. Iliri më tha hajde bëjmë se*ks sikur je dashnore, i thash kush Mira apo i thash a u kënaqe. Jo më tha se*s që bën Lona dhe Mira ti se ke bërë kurrë në jetën tënde, se bën kurrë. Ok i thash merr ato. Xhulio bir, plaga e kurrizit u mbyll, mos ki merak, po e zemrës jo, plagë jam”, shkruan Fatbardha.
Dhuna dhe tradhëtia në familjen shqiptare, duket se detyroi Fatbardha Palin të kryejë vetëvrasje. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra largë spitalit të Pirgosit.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.
Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhëtia e të shoqit ,por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.
Vetë Fatbardha në një letër tronditëse të publikuar në Facebook, ka sqaruar me detaje problemet në familje ku akuzon bashkëshortin e saj për tradhëti.
Ndër të tjera në shkrimin e saj, ajo thotë se i ka kërkuar ndarjen burrit të saj, por ai i ka hequr lekët nga banka.