
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çellopek të Tetovës me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Mes të plagosurve është dhe autori i ngjarjes, 60-vjeçari me inicialet I.I.
Sipas mediave vendase, shkak është bërë një zënkë për vendparkimin, ku 60-vjeçari ka vrarë djalin e xhaxhait me nusen dhe ka plagosur të birin e tyre.
Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“I dyshuari ka pësuar edhe plagë me armë zjarri. Po ndërmerren masa edhe për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.Shërbimet e SPB Tetovë janë në Çelopek dhe Ndihma Emergjente Mjekësore do të vijojë kontroll”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Sipas informacioneve, autori ka patur edhe më herët mosmarrëveshje me të afërmit e tij.