Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi me armë në drejtim të një automjeti që ishte i parkuar. Ngjarja ndodhi në Bulqizë.
Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Fadil Ternova, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë pas hekurave ra shtetasi Xhoni Sollaku.
Njoftimi i policisë
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi Fadil Ternova, 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.
Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xhoni Sollaku, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin Fadil Ternova, për tu larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar.
Kush është Fadil Tërnova i njohur si i forti i Bulqizës:
Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale, i dënuar për vrasjen e biznesmenit të koromit Shefqet Shehu, në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.