Vrasja e biznesmenit Kristos Jalia nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për një sulm mafioz, pasi personi kishte një aktivitet të madh biznesi, përfshirë futbollin grek.
Policia po heton në dy pista hetimi. Ajo e larjes së hesapeve mes bandave të kontrabandës së cigareve që operojnë në zonën e Elefsine ose pista e prishjes së bizneseve me partnerët e tij shqiptare në bizneset që ai kryente me vendin tonë.
Ish-gruaja e tij e parë gjithashtu u vra në vitin 2018 në mënyrë misterioze. Ajo u vra jashtë shtëpisë së saj në Mandra, ku nga hetimet e Policisë rezulton se vrasja u krye nga një hajdut shqiptar.
Kristos Jalias ishte një biznesmen tepër i njohur në Greqi. Ai ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të mishit në Greqi. Ai kishte edhe një fabrike boje si dhe ka qenë president i ekipit të futbollit të Trikallas.
Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë.
Emri i Jalas është përfshirë edhe në Shqipëri në disa aktivitete tregtare, import-eksport mallrash tregtie nga vendet e Amerikës latine drejtë Shqipërisë me stacion ndërmjetës Athinën, tregti mishi, boje dhe blerje pronash.
Viktima ka qenë ortak jo zyrtar me Thimio Dobroniku, një shtetas shqiptar i ekzekutuar pak muaj më parë në Faliro të Athinës.