![IMG_8674](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/01/IMG_8674.jpeg)
Ramazan Mataj mësohet se është personi i cili u gjet mëngjesin e sotëm i vrarë me armë zjarri në makinën e tij, në fshatin Dragoç të Postribës.
Trupi i pajetë i Ramazan Matajt, banues në Dragoç, rreth 33-vjeç, u gjet në makinë nga banorët e zonës.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15.
Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar autorët e kësaj vrasjeje.